Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMyftitë nga Struga, Kërçova dhe Tetova reagojnë kundër Zekirit, mbrojnë Reisin (dokument)

Myftitë nga Struga, Kërçova dhe Tetova reagojnë kundër Zekirit, mbrojnë Reisin (dokument)

Krerët e muftinive në Maqedoni nën ombrellën e Bashkësisë Fetare Islame kanë reaguar ndaj qëndrimeve të deputetit Muhamet Zekiri i cili para dy ditëve në foltoren e Parlamentit akuzoi udhëheqësinë e BFI-së për mallëverzime dhe keqpërdorime të mjeteve financiare. Myftitë thonë se nuk e mbështesin Zekirin i cili mbrëm tha se ka përkrahjen edhe të disa myftive dhe hoxhallarëve.

Myftiu i Strugës, Salim Sulejamani ka reaguar ndaj deputetit Zekiri duke theksuar se me bindje të plotë hedh poshtë konstatimin e Zekirit se disa myftij e mbështesin në qëndrimet e tija.

Nga kjo myftinij i bëjnë apel personit që po shpif që të merret me punët e veta dhe obligimet si deputet dhe të lërë rahat Bashkësinë Fetare Islame.

Edhe myftinia e Tetovës përmes një kumtese me shkrim kanë reaguar ndaj qëndrimeve të Zekirit që mbrëm i ka shfaqur në TV21. Nga kjo myftini thonë se deputeti i LSDM-së në mënyrë shumë dhelparake tha se kundër BFI-së dhe Reisit ka shumë hoxhallarë dhe myftinjë që ndajnë mendime të njejta me të.

Sipas Myftinis së Tetovës, Zekiri dëshron ti kthehet autoriteti pasi është i devalvuar me veprimet e fundit dhe dëshiron që të mashtroj tërë popullatën dhe komunitetin mysliman.

Ndësa as muftiu i Kërçovës nuk heshti në ndaj qëndrimeve të deputetit Muhamet Zekiri i cili para dy ditëve në foltoren e Parlamentit akuzoi udhëheqësinë e BFI-së./Zhurnal.mk

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Myftinisë së Strugës dhe Myftinisë së Tetovës, dhe të Myftinisë së Kërçovës:

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!