Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMyftinia e Strugës sonte organizoi manifestim fetarë me rastin e hyrjes së...

Myftinia e Strugës sonte organizoi manifestim fetarë me rastin e hyrjes së tre muajve të bekuar në xhaminë e Ladorishtit (FOTO)

Sonte (11.02.22) pas namazit të jacisë në xhaminë e fshatit Ladorisht, Myftinia e Strugës organizoi manifestim fetarë me rastin e hyrjes së tre muajve të bekuar.
Programi i moderuar nga referenti i myftinisë filloi me lexim të një pjese të Kuranit nga Demir ef. Ramanoski. Pastaj fjalë përshëndetëse patën imami i fshatit Ladorisht Adi ef. Murtishi i cili i përshëndeti të pranishimit edhe në emër të kolegut Arben ef. Jusufi si dhe ish myftiu Miqail ef. Osmani.
Pjesë e këtij programi ishin edhe ilahit e kënduara nga imami i fsh Labunisht, Maksut ef. Maksutovksi.
Ligjerata e kësaj mbrëmje u mbajt nga imami i fsh. Velesht, Nasih ef. Shehu i cili u ndal te rëndësia dhe vlera e këtyre muajve të bekuar.
Pas ligjeratës, moderatori i dha fjalën myftiut të Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani i cili pasi përshëndeti këtë manifestim, foli edhe për veçantitë e muajit Rexheb.
Programi u përmbyll me një pjesë nga Kurani që u lexua nga Fatjon ef. Shemshedini.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments