Thursday, September 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMustafa Dauti: BDI duket si një panel i konsumuar, për keqardhje gjendja...

Mustafa Dauti: BDI duket si një panel i konsumuar, për keqardhje gjendja ku janë katandisur

Mustafa Dauti: BDI duket si një panel i konsumuar, për keqardhje gjendja ku janë katandisur
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së doganave, Mustafa Dauti ka thënë se BDI është shndërruar në një fenomen politik që kuptohet vetëm përmes një metafore të thjeshtë “parti me solar”.
Për më shumë se dy dekada në pushtet, BDI, shkruan ai në një postim në Fejsbuk, “funksionoi si një panel diellor që grumbullonte energji, jo nga brenda vetes as nga baza apo anëtarësia, por nga pushteti”.
“Sa kohë që kishte rreze dielli, kjo parti shkëlqente, fryhej me energji të huaj dhe dukej sikur ishte e pathyeshme. Por sapo humbi pushtetin, kur burimi i energjisë iu ndërpre, BDI mbeti pa bateri, pa funksion, pa energji të vetën. Ky është dallimi mes partive që jetojnë nga ideja dhe partive që mbijetojnë nga privilegji”, shkruan Dauti në rrjetet sociale.
Sipas tij, daljet masive nga kjo parti, paralizimi i kryesisë dhe pafuqia për të mbajtur ritmin e dikurshëm tregojnë qartë BDI-në pa pushtet si solari pa diell. Nuk prodhon asgjë, nuk gjeneron entuziazëm, nuk josh më militantët, as strukturat, shprehet ai.
“Për dy dekada, kjo parti nuk u kujdes të ndërtojë energji të brendshme, nuk krijoi një vizion përtej pushtetit, por jetoi si parazit mbi shtetin dhe mbi votuesit. Sot, kur rrezet e pushtetit nuk e ngrohin më, BDI duket si një panel i konsumuar”, shprehet Dauti.
Për një muaj fushatë duhet ta theksojmë tre herë në ditë se për herë të parë në historinë e saj, BDI po hyn në zgjedhje pa pushtet. Dhe kjo, thotë ai, nuk është thjesht sfidë elektorale, por është dënim politik.
“Për keqardhje është gjendja në të cilën janë katandisur, si të tërbuar veprojnë për t’u kthyer në pushtet. Pra, 22 vite nuk u mjaftuan për keqqeverisje kërkojnë akoma më shumë, që i ngjanë misionarëve besnik për të shkatërruar popullin e pafajshëm shqiptarë deri në palcë. Mos të harrojmë në vjeshtë nuk ka diell. Në vjeshtë ka shi. Për BDI-në ky shi nuk do të jetë freskim, por shi i rrëmbyeshëm që do të shënojë fundin e një epoke të gjatë abuzimesh dhe maltretimesh për shqiptarët!, thekson mes tjerash, Mustafa Dauti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments