Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shprehu gatishmëri për të realizuar ndryshime kushtetuese pas rezultateve të regjistrimit.
Duke u përgjigjur në pyetjen e TV21 se a është i gatshëm të iniciojë ndryshime kushtetuese për heqjen e 20% që i referohet përdorimit të gjuhës shqipe, Kovaçevski tha se kjo duhet të bëhet fillimisht në dialog me partitë politike.
“Ka paralajmërime të tilla, por Kushtetuta ndryshohet nëpërmjet procedurës kushtetuese. Kjo procedurë nënkupton se Kuvendi i shtetit duhet të hapë diskutim. Në fillim duhet të fillojnë bisedime mes partive politike, ku përfshihen edhe ekspertë dhe se gjithçka çfarë paraqet avancim të raporteve mes të gjithë qytetarëve, që do të thotë avancim të jetës të shtetit si bazë për zhvillim profesional të çdo qytetari pavarësisht prejardhjes së tij, pavarësisht gjuhës që e flet. Kjo do të jetë bazë e mirë për çfarëdo ndryshime në Kushtetutë”, tha Kovaçevski, transmeton TV21.