Saturday, November 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMuki beson te Zaevi, Maqedoninë do ta çojmë në NATO dhe BE

Muki beson te Zaevi, Maqedoninë do ta çojmë në NATO dhe BE

Muki beson te Zaevi, Maqedoninë do ta çojmë në NATO dhe BE
Publikuar E premte, 11 Janar, 2019 10:35

Deputeti shqiptarë i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka besim të plotë në liderin e tij maqedonas dhe njëherit edhe kryeministër, Zoran Zaev dhe thotë se se do ia dalin ata dy së bashku dhe Maqedoninë do ta anëtarësojnë në NATO dhe BE, përcjell TS

“Pavarsishte gjitha gjerave, shantazhimeve dhe deshirave te forcave destruktive do t’ja dalim bashke me liderin tone Zoran Zaev!!!
Maqedonia do te jete anetare e NATO-s dhe BE-se!!!” ka shkruar Zekiri në FB

Ndryshe Kryeministri Zaev dhe Besa e Kasamit nuk arritën t’i tejkalojnë dallimet rreth kërkesave të tyre. Jozyrtarisht mësohet se problem për mos arritjen e marrëveshjes është mos futja e gjuhës shqipe në Ligjin Kushtetues. Nga Besa thonë se presin përgjigjen e kryeministrit Zaev. Megjithëse marrëveshja vështirë të arrihet, Zaev pranon se për kërkesat e Besës mund të gjindet zgjidhje e duhur.

Zaev nuk është i sigurtë në 80 numrat e nevojshëm. Në rast se dështon votimi i ndryshimeve kushtetuese, i pari LSDM-së do të thirrë Këshillin Qendror të partisë për të diskutuar përgjegjësinë, megjithatë nuk ndan detaje nëse përgjegjësia nënkupton dorëheqjen e tij apo kërkimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi u shpreh i vendosur se pa sigurimin e numrave të nevojshëm nuk do të nisë procedura e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Seanca plenare pritet të vazhdojë ditën e premte. /TS/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!