Përshëndes këtë nismë, të cilën duhet çuar vendosmërisht dhe masivisht gjer në fund. EVN është instrumenti më kolonial që është instaluar në Maqedoni për zhvatjen e shqiptarëve dhe me politikë të mbrapshtë, poshtëruese ndaj shqiptarëve.
Është aty e aplikuar një taksë prej 33 për qind që e paguajnë vetëm familjet shqiptare dhe ka indicie të bazuara se kjo përveç ndarjes së përbashkët që e bëjnë gjoja “aksionarët” pjesa më e madhe shkon në konton (si aksione) të aksionarit shqipfolës që fillimisht ka hyrë aty me 22 për qind të aksioneve dhe kujtoj që e dini, cili është dhe i cili është ai që e ka sjellë EVN-në në Maqedoni përmes një ryshfeti dhënë qeverisë së atëhershme prej 5 milionë eurosh dhe kjo lëndë penale u fol njëherë se është depozituar te PS, po heshtet.
Të mos flasim edhe për poshtërime të tjera që na bën në mospunësimin proporcional të shqiptarëve, në mospërdorimin e gjuhës shqipe si e drejtë themelore prej konsumatori etj. Pra, përpara dhe pakthim në këtë nismë…
Shkruan: Nijazi Muhamedi