Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMuhamed Zeqiri i shtrirë në Infektivë, kjo është gjendja e tij

Muhamed Zeqiri i shtrirë në Infektivë, kjo është gjendja e tij

Gazetar: Igor Stefanovski

Ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zeqiri për dhimbje koke dhe stomaku është ankuar edhe javën e kaluar në burgun e Shutkës.

Me kërkesë të palës mbrojtëse dhe mjekut të burgut, është kërkuar transferim urgjent në Klinikën Infektive.

Por edhe pse ka qenë rast urgjent, Zeqiri ka pritur katër ditë që të bartet në Klinikën infektive.

“Pa leje, s’mundet. Pa lejen, mjeku i burgut është kujdesur. Ne nuk kemi kushte që të bëhen disa parametra apo të dërgohet në klinikë…gjendja e tij momentale është e mirë dhe po përmirësohet”, tha Filip Andov- drejtor i burgut të Shutkës.

Pyetëm në Gjykatën Penale në Shkup pse është pritur katër ditë që të lëshohet leja, por nuk morëm përgjigje, edhe pse qëndrimi i mëhershëm i gjykatës ishte se në afat sa më të shpejtë është miratuar shërimi i Zeqirit.

Përndryshe Gjykata Penale ia vazhdoi paraburgimin ish sekretarit të përgjithshëm për 30 ditë të tjera.

Sot nga ekipi i avokatëve të Zeqirit, për Alsat thonë se kanë dërguar ankesë në Apel, me të cilën kërkojnë shfuqizimin e paraburgimit.

Zeqiri dyshohet për keqpërdorim të funksionit ku jashtë procedurës së tenderit ka përzgjedhur kompani nga Kroacia për shërbime konsulente.

Sipas Prokurorisë, dëmi vlerësohet në rreth 1 milion euro./ Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!