Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, në një deklarat për media ka thënë se nuk e di se është duke u hetuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. “Nuk ka një gjë të tillë”, tha ai në një deklaratë të shkurtër për A1on. I pyetur nëse e dinte se i ishte caktuar masa e paraburgimit, ai tha: “Jo, jo”.
Ndryshe, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar në mëngjesin e sotëm u bë e ditur se ka sjell Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy shtetasve kroatë dhe një shtetasi të Maqedonisë së Veriut. Sipas portalit A1on, bëhet fjalë për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari i parë – zyrtar i lartë në Qeverinë e RMV-së në cilësinë e zyrtarit ka kryer veprën Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 5 alineja 3 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, për çka i kanë ndihmuar dy të dyshuarit tjerë.