Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMuhamed Zekiri nga paraburgimi: Po të kisha dashur të largohem, kam pasur...

Muhamed Zekiri nga paraburgimi: Po të kisha dashur të largohem, kam pasur një vit kohë ta bëja (VIDEO)

Ish-sekretari i Qeverisë së RMV-së, Muhamed Zekiri para gjyqtarëve tha se nuk do të ikë nëse e lirojnë nga paraburgimi dhe në të njëjtën kohë nuk do të ndikoj te dëshmitarët, ashtu siç konfirmojnë nga Prokuroria.

Ai ka dhënë garanci, sipas njoftimeve të Miroslav Vujiq është nga pasuria e patundshme të cilët e zotëron shoku i tij.

Në të njëjtën kohë ekipi i avokatëve kanë mohuar se Zekiri do të largohej dhe do të fshihej në Gjermani ku qëndrim të rregullt kanë prindit e gruas së tij, duke thënë se edhe ato për momentin qëndrojnë në Maqedoni.

“As që kam qëllim, edhe skam arsye pse të largohem dhe të fshihem nga organet e ndjekjes, Dua të kujtojë se që nga procedura parahetimore unë isha në funksionin që kryeja, Unë nënshkrova që të dorëzohen të gjitha dokumentet të cila i kanë kërkuar nga unë.

Po të doja të largohesha, kam pasur hapësirë një vit, sepse kisha njohuri se kryhej procedurë”, tha Zekiri në gjykatë.

Pohimet e Zekiri u kundërshtuan nga Prokuroria e Lartë Publike. Ata vlerësojnë se Zekiri nga liria mund të pengojë procedurat hetimore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!