Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMuhamed Zekiri me familjen shtrohet në spital, e konfirmon Filipçe

Muhamed Zekiri me familjen shtrohet në spital, e konfirmon Filipçe

Muhamed Zekiri, gruaja e tij dhe vajza e tyre tremujore Dalia janë shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, ata janë në gjendje të qëndrueshme dhe kanë temperaturë të lartë, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai shtoi se personat që janë të afërm të Zekirit ende po testohen. Ministri gjithashtu informoi se gjatë fundjavës së ardhshme të zgjatur, kur festohen festat fetare të krishtere, vizitat e varrezave në territorin e të gjithë vendit do të ndalohen, përveç funeraleve.

Sipas vendimit për ndalimin e lëvizjes të sjellë nga Qeveria, varrezat nuk duhet të vizitohen në periudhën nga e enjtja (4 qershor) nga 21:00 deri të hënën (8 qershor) deri në orën 05:00.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments