Në 24 orët e fundit ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë, 177 raste të reja, por janë bërë dhe shumë pak teste krahasuar me testimet gjatë javës së shkuar, vetëm 778 teste. Numri më i lartë i të prekurve vazhdon të jetë Shkupi me 96 të infektuar e ndjekur nga Tetova me 19. Poashtu, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë duke e çuar në 797 që prej fillimit të pandemisë. Ndërsa janë shëruar 107 persona.