Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMPPS: 2.631 persona kanë marrë pension social

MPPS: 2.631 persona kanë marrë pension social


Nga fillimi i reformës sociale, deri më tani, 2.631 personave u është dhënë e drejta të përdorin pension social, të parashikuar nga rregullatorja për sigurim social për personat e moshuar. Pagesa mujore është rreth 6.000 denarë, mjete që kanë siguruar personat mbi 65 vjeç të cilët nuk kanë burime tjera të ekzistencës.

Siç informoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të drejtë të pensionit social kanë të gjithë personat që janë shtetas të vendit për të paktën 15 vjet dhe nuk marrin pension të moshës, përfshirë edhe personat pa asnjë ditë pune.

Për familjet ku burrat dhe gratë i plotësojnë kushtet për pension social, pagesa mujore përdoret vetëm nga një anëtar, sepse bëhet fjalë për të drejt të mbrojtje sociale dhe nuk është e ndërlidhur me Fondin për pension invalidor.

MPPS u bën thirrje të gjithë qytetarët të cilët i plotësojnë kushtet e parashikuara me rregullativë ligjore të parashtrojnë kërkesë për realizimin e pensionit social në qendrat vendore komptente për punë sociale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments