Ministria e Brendshme ka angazhuar të gjitha kapacitetet policore për të siguruar procesin zgjedhor. Në kuadër të këtij dikasteri është formuar Shtabi Qendror Operativ, ndërsa nëpër Sektorë të Brendshëm janë formuar shtabe lokale. Për policët janë siguruar edhe pajisje të nevojshme për mbrojtje për proces zgjedhor në kohë pandemie.
Të gjithë nëpunësit policorë kanë kaluar trajnimet e nevojshme në bashkëpunim me OSBE-në dhe neve jemi të gatshëm të monitorojmë procesin zgjedhorë”-tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së
Qytetarët të cilët kanë aplikuar për dokumente personale do të mund t’i tërheqin të njëjtit deri në fund të procesit zgjedhor.
I bëj apel të gjithë qytetarëve, sepse kemi shumë dokumente personale të cilat kanë mbetur nëpër sirtarët e MPB-së, të vijnë dhe t’i tërheqin dokumentet dhe të mund lirshëm ta realizojnë të drejtën e tyre të votës”-pohoi Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.
Policia bën me dije se blerja e votave, presioni ndaj votuesve, votimi familjar dhe fotografimi i votës paraqesin vepra penale dhe dënohen nga 3, 5 dhe deri në 15 vite burg. Jo zyrtarisht mësohet se procesin zgjedhorë do ta sigurojnë mbi 6.000 forca policore.
Adrian Kerimi