Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMPB: Të arrestuarit në Hasanbeg nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes,...

MPB: Të arrestuarit në Hasanbeg nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes, do të merren masa

Ministria e Punëve të Brendshme, për Portalb.mk, i ka dhënë informatat zyrtare në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Hasanbeg, ku disa banorë të kësaj lagje në kohën e orës policore u revoltuan dhe dolën në protestë me arsyetimin se policia i ka arrestuar 3 banorë të lagjes.

“Më 13.04.202 në ora 22:00, në Stacionin Policor Gazi Babë nga ana e zyrtarëve policorë janë privuar nga liria V.M. (19) nga Haraçina, S.R. (21) nga Hasanbegu dhe V.V. (30) nga rruga “Alija Avdoviq” për shkak të veprës penale sipas nenit 206 nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht mosrespektim të kufizimit të lëvizjes. Pas privimit nga liria në rrugën “Alija Avdoviq”, një grup i qytetarëve kanë dalë në rrugë në shenj të protestës. Pas përgatitjes së dokumentacionit përkatës, personat janë liruar nga stacioni policor, ndërkaq grupi i qytetarëve është shpërndarë. Do të ndërmerren të gjitha masat edhe kundër personave tjerë që nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes”, thonë për Portalb.mk nga MPB.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments