Është përforcuar mbikëqyrja policore që po kujdesen për sigurinë e Dritan Abazoviqit, sepse ka indikacione se anëtarët e klanit kriminal Kavaç po përgatiten për ta vrarë.
Ministria e Punëve të Brendshme në Malin e Zi ka bërë të ditur se ka informacion të tillë duke marrë masa dhe veprime për të hedhur dritë mbi vrasjen e Zoran Ashanin, të kryer dje në Mojkovac, shkruajnë mediat e Podgoricës.
“Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale, kryesisht anëtarëve të grupit të organizuar kriminal Kavaç dhe një prej drejtuesve të saj, Sllobodal Kashqelan, për të ndërmarrë aktivitete që synojnë kryerjen e krimit të rëndë dhe të organizuar si reagim ndaj privimit të tyre nga liria dhe ndjekja penale, duke rrezikuar jetën e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Z. Dritan Abazoviq”, njoftoi Ministria e Brendshme malazeze.
Siç thuhet më tej, duke pasur parasysh rëndësinë e veprimtarive të realizuara më parë, dhe të vetëdijshëm për faktin se anëtarët e grupit të përmendur kriminal janë pjesë e strukturave më të gjera rajonale, me lidhje shumë të forta në nivelin transnacional, tipari kryesor i të cilave është kryerja e krimeve më të rënda, çdo veprimtari që synon rrezikimin e integritetit fizik të zyrtarëve të lartë të shtetit do të destabilizonte situatën e favorshme, por shumë komplekse të sigurisë.