Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMPB: Dënime të mëdha dhe me burg nëse nuk respektoni orën policore

MPB: Dënime të mëdha dhe me burg nëse nuk respektoni orën policore

Gjobë ose me burgim deri në një vit për personat fizik, ndërsa për personat juridik gjobë deri në 30 milion denarë është paraparë sipas Kodit Penal për mosrespektim të orës policore, që me vendim të Qeverisë, do të zgjasë prej sot deri më 22 mars, nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.

Mosrespektimi i ndalimit të lëvizjes nënkupton kryerjen e veprës penale “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”.

Kjo është rregulluar me nenin 206 të Kodit Penal. Paragrafi 1, i cili përcakton që kushdo që nuk vepron në përputhje me rregulloret ose urdhrat që përcaktojnë masat për shkatërrimin ose parandalimin gjatë kohës së epidemisë do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Në paragrafin 2, nga ana tjetër, thuhet se nëse vepra penale është kryer nga një person juridik, parashkruhet me gjobë, e cila mund të shkojë deri në miliona denarë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments