Dje, në ora 16:20, në rrugën lokale të fshatit Teferiç të Strugës, një person
nga një fshat i Strugës që drejtonte automjetin me targa të Strugës, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, informojnë nga policia.
Sipas policisë, gjatë përplasjes, bashkëudhëtari i tij pësoi lëndime të rënda.
Ai u transportua në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip i Stacionit të Policisë nga Struga ka hetuar rastin në vendin e ngjarjes, njofton Ministria e Brendshme.
(Struga Ekspres)