Motrat Xheladini të arta në “Prishtina Open”
Sot 12.05.2019 në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u zhvillua turneu i dytë Ndërkombëtar në Karate “Prishtina Open 2019”, nën organizimin e shkëlqyer të K. K “Prishtina” në krye me trajnerin z. Ismail Fazliu. Në këtë turne morën pjesë rreth 400 sportistë, nga katër shtete si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe klubet nga Kosova.
Organizimi i këtij turneu ndërkombëtar ishte i nivelit Evropian, duke filluar nga rregullimi i palestrës, gjykimi, shpërblimet, si medaljet e një cilësie të lartë, kupat dhe shpërblime në të holla, ushqim për të gjithë pjesmarrësit. Dua ti falenderoj të gjithë ekipin organizator, të cilët u kujdesën edhe për akomodimin e sportistëve të klubit tonë.
K. K “Drini” nga ky aktivitet këthehet me plot shtatë medalje. Nga të cilat dy ari, tre të argjenta dhe dy të bronzta.
Me medalje ari u stolisën motrat Zana dhe Ilira Xheladini.
Me medalje të argjentë stolisen Pasho Mustafai, Velerda Seferi dhe Loriana Ramo.
Ndërsa me medalje të bronzt u stolisën Drini Hajredini dhe Gresa Mustafai.
Klubi jonë gjithashtu u nderua me një kupë nga organizatori si klubi më masovik nga jashtë Kosovës.
Pa medalje, këtë radhë mbetën Fjolla Hajdari, Melisa Hajredini, Sara Sinani, Kastriot Malo, Muhamed Sinani dhe Hamza Zylali, por që të gjithë këta bënë një paraqitje të mirë.