Saturday, June 28, 2025
Nabizi KFC Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMoti sot

Moti sot

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare, rreth mesditës dhe pasdite në më shumë vende jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në nivel lokal proceset do të jenë në formë të motit të lig dhe reshjeve më të rrëmbyeshme, erë të fuqishme dhe me breshër.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 19, ndërsa e ditës prej 24 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Pasdite mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 31 gradë Celsius.

Deri të enjten në orët e pasdite do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil me paraqitje e shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në nivel lokal do të ketë paraqitje të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe paraqitjen e breshrit. Të premten dhe gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me diell, por do të ketë kushte për paraqitjen e izoluar të shiut të rrëmbyeshëm me vetëtima.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments