Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiMos hani ushqim natën vonë

Mos hani ushqim natën vonë

Nëse prisni vetëm gjysmë ore për të shkuar në shtrat pas darkës, do të zvogëloni në mënyrë të konsiderueshme probabilitetin e infarktit.

Me siguri prindërit ju kanë thënë që nuk është mirë të shkoni me stomak të mbushur në shtrat, dhe kanë pasur të drejtë, thotë hulumtimi i ri i nutricionistëve grekë nga Universiteti i Jonit.

Por, nëse prisni vetëm gjysmë ore për të shkuar në gjumë, për dy të tretat do të reduktoni shansin për të pasur infarkt. Çdo dhjetë minuta rreziku bie për dhjetë për qind.

Studimi të cilin e ka udhëhequr Christina-Maria Kastorini, eksperte për ushqyerjen mesdhetare, tha që hulumtimi nuk ka pasur si synim të dëshmojë shkaqet dhe efektet por vetëm lidhjen në mes darkës së vonshme dhe sulmit të mundshëm të zemrës.

Rreth 1000 të anketuar (500 prej tyre kanë qenë të shëndetshëm, 250 që kanë përjetuar infarktin dhe 250 me sindromën akute koronare) kanë plotësuar pyetësorët për shprehitë në lidhje me gjumin dhe shujtat.

Në krahasim me njerëzit të cilët kanë darkuar më pak se një orë para gjumit, ata të cilët kanë pritur 60 deri 70 minuta kanë pasur 66 për qind më pak shanse për të pasur sulm në zemër.Personat të cilët kanë pritur prej 70 minuta deri në dy orë, këtë shans e kanë zvogëluar për 76 për qind, për arsye deri tani të panjohura.

Megjithatë, dr. Kastorini konsideron që përgjigjet mund të gjenden në një studim të mëhershëm me të cilin është zbuluar që darka e vonshme mund të jetë e lidhur me rrezikun e lartë nga refluksi. Refluksi është i lidhur me apnean, ndërsa apnea me rrezikun nga sulmi në zemër.

David Holmes, profesor i mjekësisë në klinikën Mayo ka teori tjetër: “Kur hamë, niveli i sheqerit në gjak ndryshon, sikurse edhe niveli i kolesterolit dhe qarkullimi i gjakut. Të gjithë këto ndryshime mund të ndikojnë në rrezikun e shtuar nga sulmi në zemër në gjumë”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!