Mos dilni pa çadër nga shtëpia! Sot parashikohen rrebeshe shiu në të gjithë territorin

0
13

Vranësira dhe shira të dendur dominojnë zonat Veriore ndërsa reshje më të pakta do të ketë në Qendër dhe Jug të territorit.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Gjatë mesditës dhe pasdites shirat intensifikohen në Veri dhe Qendër dhe gradualisht deri në mbrëmje, reshjet intensifikohen edhe në zonat Jugore.

Pas mesnatës parashikohet pakësim i reshjeve në Veri dhe Qendër ndërsa zonat Jugore mbeten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 6 – 7°C në orët e mëngjesit ndërsa rritja gjatë mesditës do të jetë më e moderuar si pasojë prezencës së reshjeve.

Era do të fryjë e fortë dhe deri shumë e fortë gjatë mesditës, duke arritur shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa dallgëzimi në det do të ngjitet në 5 – 6 ballë. /albeu.com/


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5