Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaMomenti tmerrues kur gazetarja plaçkitet gjatë transmetimit ‘live’ duke ia drejtuar thikën...

Momenti tmerrues kur gazetarja plaçkitet gjatë transmetimit ‘live’ duke ia drejtuar thikën (VIDEO)

Gazetarja braziliane, Bruna Macedo, e cila punon si korespondente për CNN, ra viktimë e një grabitjeje, ndërsa ishte duke raportuar live për rritjen e nivelit të ujit në lumin në Sao Paulo, për shkak të shirave.

Sikurse shihet edhe nga video, grabitësi e kishte pikasur viktimën e tij edhe ishte duke e parë për rreth dy minuta, para ngjarjes.

Në fillim, gazetarja mendoi se njeriu i pastrehë me kapuç thjesht dëshironte të fliste me të dhe kështu ajo e përshëndeti.

Disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se qëllimet e tij nuk ishin vetëm miqësorë, pasi nxori një thikë dhe kërkoi që ajo t’i jepte telefonat e saj celular.

Gazetarja së pari i dha atij njërin, dhe pastaj telefonin e saj të dytë.

Për fat të mirë, gazetarja nuk pësoi lëndime, por ndodhet në gjendje shoku.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments