Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMomenti kur udhëtarët shqiptarë dalin nga autobusi i aksidentuar në Austri (VIDEO)

Momenti kur udhëtarët shqiptarë dalin nga autobusi i aksidentuar në Austri (VIDEO)

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar rreth orës 03:00 të së enjtes në afërsi të Salzburgut në Austri. Autobusi i aksidentuar i përkiste kompanisë Armend Tours. 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës tha se tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Salzburg të Austrisë.

“Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD do t’ju mbajë të përditësuar në vazhdimësi për rastin”, thuhet në njoftim.

MPJD tha po ashtu se ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke ofruar mbështetjen e ambasadës së Kosovës për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre.

Mediat në Austri raportuan se në orën 03:00 të së enjtes, një autobus me targa të Kosovës u aksidentua në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri.

Sipas fotografive të publikuara nga mediat austriake, autobusi i aksidentuar i përkiste kompanisë Armend Tours. Kjo kompani nuk u është përgjigjur thirrjeve të Radios Evropa e Lirë.

Fillimisht, mediat austriake thanë se të lënduar ishin afër 20 persona, tre pre të cilëve në gjendje më të rëndë.

Kryqi i Kuq dhe ekipet e zjarrfikësve dolën në vendin e ngjarjes menjëherë pas aksidentit.

“Aktualisht kemi informacione për tre të plagosur rëndë dhe 16 të plagosur lehtë”, kishte deklaruar për APA-n zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Roberta Thanner.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 në një autostradë nga Salzburgu në drejtim të Vjenës. Autobusi me rreth 25 pasagjerë, me gjasë, është përplasur në mbrojtësen prej betoni të autostradës, por shkaqet e aksidentit ende janë të paqarta, kishte thënë zëdhënësi i policisë, Hans Ëolfgruber.

“Në autobus gjendeshin rreth 25 persona”, deklaroi komandanti i policisë rajonale, Herman Gerstgraser. Sipas tij, tre persona janë plagosur më rëndë dhe 16 të tjerë më lehtë. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin shtetëror në Salzburg.

Wolfgruber tha se autobusi po udhëtonte nga Kosova për në Hanover.

“Këta janë turistë që padyshim vijnë nga Kosova”, tha ai. Vendi ku ka ndodhur aksidenti, është mbyllur për trafik dhe autobusi gjendet ende në vendin e

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!