Kryetari i deritashëm i SHGM-së, Mladen Çadikovski është zgjedhur edhe për një mandat të ri katërvjeçar në krye të organizatës së gazetarëve dhe punonjësve të mediave në RMV.
Ai ka fituar në zgjedhjet për Kryetar të SHGM-së në rrethin e parë.
Në garë me Çadikovskin kanë qenë edhe gazetarët Marjan Nikolovski dhe Filana Koka. Mladen Çadikovski ka fituar 229 vota, për Nikolovskin kanë votuar 84, kurse Filana Koka ka marrë 40 vota.
Në Kuvendin zgjedhor të SHGM-së kanë marrë pjesë 456 punonjës të mediave.