Mjeku i njohur dibran, dr.Arben Agolli është shëruar nga koronavirusi dhe se ai është gjendje shumë të mirë shëndetësore. Këtë e ka theksuar për INA, dr.Agolli, duke shtuar se pas karantinës dhe izolimit 14 ditor, ai tani është shëndosh e mirë dhe se është shëruar nga ky virus.
“Unë ndjehem shumë mirë dhe ia dola. Kam ndjekur rekomandimet dhe trajtimin e rekomanduar nga kolegët e mij infektolog. Sot jam mire dhe ia kalova në ditën e 15-të dhe pres që të fillojë punën në ordinancën time”, theksoi për INA, dr.Agolli, që është specialist i pediatrisë.
Ai bashkë me dy anëtar të stafit të ordinancës së tij pas më shumë se dy javëve dolën pozitiv në testin e bërë dhe se iu nënshkruan izolimit 14 ditor. Dibra dy javë më parë ishte vatra e shpërthimit të virusit dhe se tani ka rënie drastike. Deri tani ky qytet ka 49 të infektuar.