Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiMjekët turq zbulojnë një teknikë të re për zgjatjen e kockave (FOTO)

Mjekët turq zbulojnë një teknikë të re për zgjatjen e kockave (FOTO)

Teknika e shpikur nga Dr. Gazi Huri i Universitetit “Hacattepe” në Ankara është testuar me sukses tek kafshët dhe ka ngjallur një interes të madh si në ShBA dhe në Evropë.

“Në studimin tonë të nisur në vitin 2012, kemi zhvilluar një implant të gjeneratës së ardhshme, që zgjat kockat pas thyerjeve dhe tumoreve që shkaktojnë humbjen ose shkurtimin e kockave”, tha Huri, fitues i çmimit të shkencëtarëve të rinj të Akademisë së Shkencave të Turqisë (TUBA).

Duke theksuar se zgjatja e kockave mund të jetë e domosdoshme kur një tumor kockash largohet nga trupi ose kur një kockë humbet për shkak të aksidenteve, Huri tha se metoda tradicionale për zgjatjen e kockave kërkon ndërtimin e një sistemi skeleti jashtë kockave të dëmtuara, gjë që shkakton shqetësim për pacientët.

“Falë pllakës së lëvizshme dhe të rregullueshme, ne mund ta zgjasim kockën për një milimetër në një sesion të vetëm ose gradualisht (deri në 4 centimetër)”, tha ai, duke shtuar se metoda e tij e re është më efikase krahasuar me metodat tradicionale për shkak të lëvizshmërisë.

Huri tha se prototipet e implantit janë prodhuar përmes printerëve 3D dhe këto prototipa janë eksperimentuar në modelet e kockave.

Ai tha se kanë marrë patenta ndërkombëtare të vlefshme në ShBA, Evropë dhe Japoni, pasi zbuluan se pllakat e kockave të lëvizshme nuk kishin një ekuivalent ndërkombëtar.

“Ne krijuam një defekt të kockave prej 3 centimetra në një tip kocke të këmbës së deles, më pas u zbatua teknika e pllakave të kockave të lëvizshme. Më vonë, me teknikën e transferimit të segmentit, bëmë një ndryshim prej një milimetër të gjatë në kockë në bazë ditore dhe i monitoruam kafshët për 4 muaj. Në fund të kësaj periudhe, ne pamë se defekti 3 centimetra i gjatë në kockë plotësisht ishte mbyllur. Përveç kësaj, ne kemi prezantuar studimin tonë në një nga kongreset kryesore të ortopedisë dhe traumatologjisë në Evropë”, theksoi Huri.

I pyetur nëse kjo metodë e re mund të përdoret nga ata që kërkojnë zgjatjen e trupit, Huri tha se nuk do ta zbatonte këtë metodë për qëllime kozmetike, pasi nuk ishte etike. (Anadolu Agency-AA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!