Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMjekët amë i kthejnë mbrapsht mirënjohjet ministrit Sali

Mjekët amë i kthejnë mbrapsht mirënjohjet ministrit Sali

Mjekët amë të Maqedonisë ia kthyen mbrapsht mirënjohjet ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, shkruan Alsat.

Kjo gjë ndodhi në protestën që ata e mbajtën sot para Ministrisë së Shëndetësisë.

Aty, u bashkua edhe ministri Sali, i cili i dëgjonte mjekët se çka kishin për t;i thënë dhe pyetjet që kishin për t’ia bërë.

Kujtojmë se më herët, në një konferencë për media, Sali e konsideroi protestën e mjekëve legjitime, por jo me kohë.I pyetur nëse ministria do t’i plotësonte kërkesat e tyre, Sali tha:

“Të gjithë përfaqësuesit e shoqatave e dinë se jemi duke punuar për një model të ri të financimit të kujdesit parësor shëndetësor. Unë mendoj se sot është për të shënuar Ditën e Shëndetit, jo për të protestuar. Ata do të jenë të ftuarit e mi sot dhe do të jem i lumtur t’i shoh si grup në protestë”, tha Sali./ Alsat.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments