Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMjaft ishte, tani është koha për ta hequr gjendjen e jashtëzakonshme

Mjaft ishte, tani është koha për ta hequr gjendjen e jashtëzakonshme

Mjaft ishte, tani është koha për ta hequr gjendjen e jashtëzakonshme dhe hapur ekonominë!
Mjaft ishte, tani është koha për ta hequr gjendjen e jashtëzakonshme dhe hapur ekonominë!
Publikuar 15:46 25 Maj, 2020
YOU MAY LIKEMgid

Студент од Скопје откри метод за корекција на зглобови
Dr. Fatmir Hasani mjek i luftës

Dr. Spec. Fatmir Hasani

Të gjitha vendet e rajonit kanë hequr ose janë duhe i hequr masat e jashtëzakonshme që ishin vendosur për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes infektive SARS-COV-2 (COVID-19).
Përmes metodologjive të tyre, ato po i vlerësojnë dëmet në lidhje me ndihmën shtetërore për të ringjallur ekonominë e vendeve të tyre.. Edhe pse kujdesi rreth gjendjes së pandemisë vazhdon, zbutja po ndodh çdo ditë e më tepër.
Tani, edhe mësimi mund të zhvillohet përsëri në shkolla. Janë hapur dyqanet, tregjet, muzetë, bibliotekat, restorantet, parukieritë dhe sallonet e bukurisë, teatrot dhe kinematë, kopshtet, pishinat. Po lejohen tubimet fetare dhe tubimet e më shumë personave në një vend. Po hapen, gjithashtu, me masa paraprake të sigurisë, edhe të gjitha spitalet, duke filluar me të gjitha procedurat mjekësore, si dhe klinikat shëndetësore, me masat e përcaktuara epidemiologjike dhe distancën fizike.
Pra, me këto masa qytetarëve po u rikthehet liria për të dalë nga shtëpia saherë që ata kanë nevojë të shkojnë për të blerë sende ushqimore, të shkojnë te mjeku ose në farmaci, të punojnë, apo të shëtisin në sheshe, shëtitore dhe parqe. Të takohen me njerëz të tjerë, por duke mbajtur distancën prej dy metrash nga njëri-tjetri. Diku është lejuar edhe mbajtja e provimeve në universitete dhe aktivitetet sportive. Ditë më parë, shumë vende të rajonit miratuan hapjen e vendkalimeve kufitare dhe hyrje-daljen e të gjithë personave pa testin e virusit korona.
Vetëm Republika e Maqedonisë së Veriut, ka mbetur pas, duke i lënë në fuqi masat restriktive, të cilat në vend që të ndihmojnë qytetarët dhe ekonominë e e vendit, po shkaktojnë tension dhe reagime negative nga ana e popullatës. Prandaj, edhe Maqedonia e Veriut duhet rreshtuar sa më parë përkrah vendeve të rajonit duke përshtatur lehtësimet e lëvizjes së lirë të qytetarëve, qoftë brenda, qoftë jashtë shtetit. Sepse, tani, edhe vetë qytetarët janë të vetëdijshëm se i dinë se cilat janë masat e mbrojtjes nga kjo sëmundje respiratore që shkaktohet nga virusi korona (COVID 19), duke ndjekur rregullat e përgjithshme të higjienës, përmes larjes së duarve rregullisht me sapun dhe ujë ose duke përdorur dezinfektues me bazë alkooli, kur kolliten dhe teshtinë të mbulojnë gojën dhe hundën me faculetë, të shmangin kontaktet e ngushta (në distancë jo më pak se 1,5-2 metra) me njerëz që kanë simptoma të një infeksioni respirator dhe teshtitje ose kollë, të mbajnë maskë, shall, ose shami, etj. Çdo gjë tjetër, është e tepërt dhe e papërballueshme nga qytetarët.
Ndërkohë, në kontekst të përpjekjeve për t’u përballur mëtej me sëmundjen infektive SARS-COV-2 (COVID-19), Komisioni për sëmundje infektive i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka dhënë kontributin e tij deri më tani, do të ishte e udhës që të përbëhej nga një pulmolog, një mikrobiolog dhe një kardiolog, të cilët mund të ndihmojnë me më shumë kompetencë profesionale dhe shkencore në drejtim të gjendjes shëndetësore të popullatës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!