Të gjithë udhëtarët e rregullt të trenave me siguri se janë ballafaquar me lloj lloj peripecish në trenat e stërmbushur me njerëz, por një gjë e tillë i ka ndodhur edhe ministres Doris Leuthard gjatë udhëtimit të saj në Cyrih.
Në të vërtetë, këshilltarja federale, e ngarkuar për Ministrinë e Transportit, është dashur të udhëtojë e ulur në shkallët e trenit që do të dërgonte në SRF, për shkak të mungesës së vendit në vagon, shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes, njofton televizioni zviceran në një Tweet me foto, ku shihet shpina e saj dhe përpjekja për të klasifikuar dosjet e saj me një bashkëpunëtore femër.
Doajneja e Këshillit Federal është dashur të merrte pjesë në programin e famshëm debativ “Arena”. Tema e këtij debati ka qenë çështja e biçikletave për të cilën zviceranët duhet të vendosin më 23 shtator.
Një ekip i medias sociale e ka fotografuar politikanen nga Aargau, duke e përshkruar foton si “jashtëzakonisht simpatike” dhe duke shtuar komentin: “Herën tjetër është më mirë të vini me biçikletë në “Arena”, apo jo Zonja këshilltare federale? ”
Në Twitter, nga ana tjetër, shumë përdorues të internetit kanë konstatuar se ky është vetëm një veprim i pastër komunikimi nga ana e Doris Leuthardit.