Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistrja e Arsimit flet për fillimin e vitit shkollor

Ministrja e Arsimit flet për fillimin e vitit shkollor

Viti i ri shkollor që pritet të fillojë me 1 tetor do të sjellë edhe risi rreth vlerësimit të nxënësve. Pavarësisht se mësimi do të realizohet nga distanca, vlerësimi i nxënësve do të bëhet me prani fizike në klasë. Kështu tha ministrja e Arsimit, Milla Carovska duke shtuar se është në përgatitje e sipër udhëzimi për vlerësimin e nxënësve nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

“Po përgatitet udhëzim i posaçëm për vlerësim që është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse mësimi online duhet të jap kualitetin maksimal. Vitin e kaluar vlerësimi nuk ishte i rregulluar, tani themi se vlerësimi duhet të realizohet me prezencë fizike dhe kjo duhet të organizohet në grupe, sigurisht nëse gjendja epidemiologjike në komunën përkatëse e lejon një gjë të tillë- de

Gjithashtu, Carovska kujtoi prindërit që janë me gjendje të rëndë ekonomike, se fëmijët e tyre kanë dy opsione për ndjekje të mësimit. Me prezencë fizike në shkollë ose të sigurojnë material të shtypur nga mësimdhënësit. Ndërkohë, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme tashmë kanë dorëzuar në komunë kërkesën që mësimi të filloj me prezencë fizike, sepse kjo kërkohet nga shumica e prindërve.

“Nga klasa e parë e deri në tretë, rreth 99 % janë deklaruar për prezencë fizike. Gjithashtu, për prezencë fizike kemi kërkesë edhe nga prindërit e nxënësve nga klasa e katërt e deri në atë të nëntë. Kushtet na e mundësojnë këtë dhe mund ta realizojmë- tha Matilda Bajkova, drejtore e sh.f “Abram Pisevski”, f. Bardovc.

Disa drejtorë thonë se edhe nëse mësimi zhvillohet online, mësimdhënësit do të zhvillojnë mësimin nga shkolla.

“Mundësia për realizimin e mësimit online në shkollën tonë është e zbatueshme, do të realizohet ashtu siç është planifikuar. Janë krijuar kushte nëpër hapësirat që kemi, kemi klasa të mjaftueshme. Prezenca e mësimdhënësve që do të mbajnë mësimin online nga klasa e katërt e deri në të 9 do të realizohet prej në shkollë- pohoi Pero Arsenovski, drejtor i sh.f “Llazo Angelovski”, komuna Aerodrom.

Gjatë takimit të ministres Carovska me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme gjithashtu u tha se platforma digjitale për mësim online është në përgatitje e sipër dhe shumë shpejt do të prezantohet para mësimdhënësve. Javën e kaluar, qeveria miratoi protokollet për prezencën fizike të nxënësve në shkolla fillore dhe të mesme të cilat tashmë janë dorëzuar në të gjitha shkollat.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!