Ministria e Kulturës ka hequr mbështetjen financiare për Festivalin e Këngës për Fëmijë në Strugë, një ngjarje e vetme e këtij lloji për fëmijët shqiptarë. Ky festival, i cili ka ofruar mundësi për fëmijët të shprehnin talentet e tyre muzikore dhe artistike, tashmë është lënë pa mbështetje nga institucionet shtetërore.
Kjo është si vazhdimësi qe si fillim u verejt ne aktivitetet sportive (Sportistet e Vitit) që me pas vijoj me perjashtimin e artisteve shqiptar nga subvencionimet kulturore ose heqja e mbështetjes institucionale. Ky zhvillim tregon një trend shqetësues në politikën kulturore në vend, ku gjithnjë e më shumë frmijet janë të margjinalizuara mundësitë për aktivitete të tilla dhe ata mbeten të mbyllur në një botë virtuale përmes smartfonëve.
Organizatorët e festivalit kanë shprehur shqetësimin e madh për këtë situatë, duke theksuar se heqja e mbështetjes është një humbje e madhe për fëmijët që duan të zhvillojnë kreativitetin dhe talentet e tyre përmes artit dhe muzikës. Ky është një tjetër hap prapa për mundësitë që fëmijët të angazhohen në aktivitete kulturore, ndërkohë që shteti vazhdon të favorizojë aktivitete virtuale dhe dixhitale.
Prindërit dhe komuniteti janë të shqetësuar për këtë vendim dhe kërkojnë nga Ministria e Kulturës që të rishikojë politikën dhe të ofrojë mbështetje për ngjarje dhe festivale që i ofrojnë fëmijëve mundësinë të shijojnë artin dhe kulturën, duke kontribuar në zhvillimin e tyre personal dhe kreativ.