Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistri Sali: Përfundimi i pandemisë është ende larg

Ministri Sali: Përfundimi i pandemisë është ende larg

Edhe pse shifrat e reja të personave të infekturar me Covid-19 çdo ditë janë më të ulta dhe nuk ka shumë raste me fatalitet, sipas ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, përfundimi i pandemisë është ende larg.

“Pandemia është larg përfundimit dhe se sistemi ynë i kujdesit shëndetësor duhet të mbetet i përgatitur dhe i pajisur për të shpëtuar jetë. Për këtë qëllim, së bashku me Komisionin për Sëmundje Infektive, ne monitorojmë në vazhdimësi situatën dhe përvojat nga rajoni”, tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali gjatë manifestimit ku mori donacionin biomjekësor nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe USAID.

Në deklaratën e OBSH-së dhe USAID-it thuhet se “monitoruesit e pacientëve, janë mjete thelbësore për trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes dhe atyre që kanë nevojë për kujdes intensiv. Ato ofrojnë informacion mbi shenjat vitale, duke përfshirë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, ngopjen e oksigjenit dhe parametrat e tjerë të frymëmarrjes, të përdorura nga stafi mjekësor për të trajtuar pacientët. Maskat e oksigjenit dhe makinat BiPAP ndihmojnë në shpëtimin e jetëve duke ofruar mbështetje në kohë me oksigjen për pacientët me Covid-19”.

Anne Johansen, Përfaqësuese Speciale e OBSH-së në vendin tonë dhe ud. Shefi i zyrës së OBSH-së në Shkup, tha se “që nga fillimi i pandemisë, të dy organizatat janë përkushtuar që t’i mbështesin autoritetet kombëtare shëndetësore për t’iu përgjigjur sfidave të Covid-19, si me bashkëpunim teknik dhe pajisje, ashtu edhe duke zbutur mungesën e ekipeve mjekësore”.

Ajo potencoi se pajisjet në Covid – Qendrat jo vetëm mbështesin profesionistët e kujdesit shëndetësor në momentet kritike, por edhe tregojnë gatishmërinë e sistemit shëndetësor për të përmbushur nevojat e ardhshme afatgjata.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!