Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në onlajn konferencën e sontme theksoi se nga sondazhi me epidemiologët është konfirmuar se të vogla janë shanset që ai dhe kolegët e tij të cilët dje kanë marrë pjesë në seancën e Shtabit të krizës në Kumanovë të jenë të infektuar me koronavirus, pasi u konfirmua se kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski është pozitiv, sepse kanë pasur maska mbrojtëse. Megjithatë, thotë Filipçe, ka vendosur këto ditë të punojë nga shtëpia dhe të japë shembull se kjo është mënyra në të cilën duhet të veprohet.
Ai tha se nuk kanë qenë në dijeni se disave nga anëtarët e Shtabit të krizës në Kumanovë u janë marrë brise dhe se presin rezultate, por, siç theksoi, për shkak të asaj që e kanë ditur se shkojnë në një zonë ku ka numër të madh të të infektuarve kanë mbajtur pajisje përkatëse mbrojtëse.
Sipas ministrit Filipçe, numri i madh prej 107 të pacientëve të rinj të diagnostifikuar nuk është befasues, duke e pasur parasysh atë që, siç theksoi, hyjmë në një periudhë të kulmit të infektimit.
“Numri i madh i personave të diagnostifikuar pozitivë që e kemi sot nuk duhet të befasojë sepse është numër të cilin e presim duke e pasur parasysh se hyjmë në kulmin e numrit të pacientëve të diagnostifikuar në këto javë të cilat janë para nesh. Dua të them se ky është edhe një sinjal që të apeloj që të respektohen të gjitha masat dhe rekomandimet që të pengohet përhapja e mëtutjeshme e virusit”, ka thënë ministri Filipçe në konferencën për shtyp, që e mbajti onlajn nga shtëpia e tij.
Ai theksoi se veçanërisht vlen edhe për tubimet e mëdha në festën e Pashkëve.
“Kategorikisht qëndroj në qëndrimin se nuk guxon të ketë çfarëdo grupimi të qytetarëve dhe se ata duhet tekstualisht t’u përmbahen rekomandimeve. Dua të them se hyjmë në fazën më kritike të epidemisë kur numri i të diagnostifikuarve të rinj po rritet, por, ne nuk guxojmë të lejojmë ta ngarkojmë këtë numër dhe të japim shans për dy javë prej tani për shkak të këtyre grupimeve të paraqiten të infektuar të rinj”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, duke shtuar se tubimet nga cilido lloj janë sfidë e madhe.
Ai i përsëriti të dhënat statistikore të numrit të diagnostifikuar të rinj, të shëruar dhe situatë të të shëruarve që paraprakisht sot i kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Shtoi edhe se janë bërë teste të 10 grave shtatzëna në Klinikën gjinekologjike në Shkup dhe të gjitha janë negativë.
Gjithashtu, janë bërë edhe testime serologjike të personelit mjekësor nga Kumanova dhe se nga 210 vetëm tek dy, rezultatet janë treguar pozitivë. Prandaj, tha Filipçe, atyre do t’u bëhen edhe teste shtesë për koronavirus.