Deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski ka mbajtur një konferencë për gazetarë në Kuvend, ku ka deklaruar se kanë kërkuar nga kryekuvendari Talat Xhaferi që sa më shpejt të vendos në rend të ditës votimin për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
“Kërkojmë nga zotëri Talat Xhaferi, pa vonesa shtesë ta vendos pikën në votim. Ta sheh shumica parlamentare se nuk ka dy të tretën e votave dhe se nuk ka kushte as mandat që ta ngrejë iniciativën për ndryshime kushtetuese. Ne si deputetë do ta tregojmë vullnetin tonë dhe do të votojmë në pajtueshmëri me vullnetin e popullit të shprehur nëpërmjet referendumit të dështuar dhe mosdhënien e mandatit për ndryshime kushtetuese”, deklaroi Milloshoski.
Ai tha se kanë kaluar 19 ditë që nga referendumi i pasuksesshëm, që e ka organizuar pushteti dhe shumica parlamentare dhe ku populli u shpreh qartë se nuk ka vendim që jep mandat për ndryshime kushtetuese.
“E shohim se Qeveria e zvarrit votimin. 19 ditë zvarritet që pika të vendoset në rend dite dhe të votohet. Kjo është sepse shumica parlamentare është e vetëdijshme se për deputetët, është më i zëshëm vullneti i qytetarëve sesa presionet që vijnë nga ana e pushtetit”, deklaroi Milloshoski.
Sipas tij, shumica parlamentare duhet ta vendos pikën në votim dhe vetë do ta shoh se zëri i qytetarëve është më i zëshëm se presionet mbi disa deputetë që të votojnë ndryshe nga vullneti i qytetarëve./shenja