Gjykata Penale e Shkupit ka vendosur t’ia caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditëve Sasho Mijallkovit për rastin “Parcelat në Vodno”, përcjell SHENJA.
Duke vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion për përcaktimin e masës paraburgim kundër S.M i akuzuar në lëndën me numër 63/21 i njohur në opinion si “Parcelat në Vodno”, ndërsa duke e parë urgjencën e procedurës, Këshilli penal, pas marrjes së lëndës, mbajti takim të Këshillit dhe solli vendim me të cilin e pranoi propozimin e Prokurorit Publik dhe të akuzuarit i përcaktoi masën e paraburgimit. Këshilli vlerëson se janë plotësuar kushtet nga neni 165 pika 1 alineja 1 gjegjësisht se ekziston Rreziku nga ikja”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.