Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMickovski: Gjendja me Kovid-19 është dramatike, situatë e keqe edhe në ekonomi

Mickovski: Gjendja me Kovid-19 është dramatike, situatë e keqe edhe në ekonomi

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot përmes video-fjalimit vlerësoi se gjendja me Kovid-19 është dramatike, ndërsa sipas tij, të këqija janë edhe parametrat në ekonomi.

“Numri i madh i të infektuarve konfirmon se punët dalin nga kontrolli dhe çdo përpjekje për relativizim të gjërave është e dëmshme dhe paraqet nënvlerësim të infektimit. Ndërsa, nënvlerësimi i virusit nënkupton se ai do të vazhdojë të përhapet. Çdo rekomandim tonin e injoruan, dhe për atë më keq po përballemi me virusin krahasuar me fqinjët”, thotë Mickovski, duke shturt se janë të rrezikshme tezat se virusi po dobësohet.

Akuzoi se për rreth 25 për qind ka dështim në pagesën e tatimeve nga planifikimet, ndërsa vetëm në maj për më shumë se tre miliard denarë.

Te tatimi i fitimit, sipas Mickovskit, ka dështim për 45 për qind, te tatimi personal për rreth 25 për qind dhe te tatimi i vlerës së shtuar për më shumë se 47 për qind.

Indikatorë të cilët tregojnë se ekonomia nuk shkon në drejtim të mirë, sipas Mickovskit, janë edhe rënia e prodhimtarisë industriale në muajin prill për 33,5 për qind, mbushja e buxhetit në pesë muajt e parë të vitit, realizimi i dobët i investimeve kapitale dhe deficiti i cili në pesë muajt e parë të vitit arrin 307 milion euro.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!