Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një video fjalimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve, siç tha ai, në protestë gjithëpërfshirëse që do të mbahet më 18 qershor para Qeverisë. Mickoski akuzoi pushtetin për paaftësi për të cilën, siç tha, tani vendi regjistron inflacioni dyshifror, energji elektrike më të shtrenjtë dhe varfëri gjithnjë e në rritje. Për këto dhe një sërë arsyesh siç tha Micksoki qytetarët pa dallim duhet ti bashkohen protestës.