Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMickoski: Shtrenjtimi i rrymës do të jetë mes 17 dhe 18 për...

Mickoski: Shtrenjtimi i rrymës do të jetë mes 17 dhe 18 për qind

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë se me çmimin e ri të të energjisë elektrike dhe modelin e ri tarifor qytetarët do të dëmtohen dy herë. Shtrenjtimi i rrymës siç tha ai do të jetë mes 17 dhe 18 për qind.

Mickoski në pjesëmarrjen në Tv Sitel tha se rryma do të shtrenjtohet, ndërsa populli do të djeg gjithçka që mundet që të mund të ngrohet këtë dimër.

“Me modelin e ri tarifor qytetarët do të dëmtohen dy herë, një herë drejtpërdrejtë përmes pagesës së faturave dhe herën e dytë përmes buxhetit, sepse përsëri do të duhet nga 150 deri në 200 milionë euro të ketë dotacione në buxhetin deri te ELEM-i. Liferojnë përqindje prej 7.4 kjo është gënjeshtër, jam i gatshëm me secilin ta debatoj këtë. Përqindja do të jetë mes 17 dhe 18 për qind dhe këtë do ta ndjejnë qytetarët në faturat. Këtë e them qe dy vjet, tha Mickoski.

Ai theksoi se çmimi i energjisë elektrike që paguajnë amvisëritë formohet në tri baza – çmimi i paguar për ELEM-in, më pas çmimi për MEPSO-n për transmetim dhe treg dhe çmimi deri të shpërndarësi që është EVN-ja.

“E gjithë kjo rritet me marzhën prej 11.5 për qind. Për Elektranat rritja është 17 për qind, për EVN 20,94 për qind dhe me një matematikë të thjeshtë fitoni rritje prej 17 deri në 18 për qind”, tha Mickoski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!