Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi sot se do të presin deri nesër në orën 14:30 që Zaev ta dorëzoj dorëheqjen në Kuvend, në të kundërtën, në orën 14:30 do të dorëzojnë nënshkrimet për votim të mosbesimit të Qeverisë aktuale.
“Do të jem si zakonisht, preciz. Deri në orën 14.30 presim, dhe më pas do ta nisim procedurën për mosbesimin e qeverisë”, tha Mickoski duke shtuar se fillimisht duhet të rrëzohet kjo qeveri dhe më pas do të pasojnë procedurat tjera.