Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski: Nuk tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të reja parlamentare

Mickoski: Nuk tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të reja parlamentare

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk komenton dorëheqjen e paralajmëruar për ditën e martë të Zaevit nga kreu i partisë. Ai thotë se nuk tërhiqet nga kërkesa për zgjedhje të reja parlamentare. Këto komente Mickoski i bëri gjatë qëndrimit në Ohër.

“Sa i takon pyetjes nëse Zoran Zaevi do të japë dorëheqje nuk do të doja të komentoja sepse shumë herë edhe në të kaluarën e ka thënë se e ka tërhequr fjalën. E lejmë që të vendosë ai. Unë vërtetë nuk dua të përzihem në punët e LSDM-së.

Ajo është çështje e tyre dhe ata le të vendosin për zgjedhjet kadrovike. Siç thash ne jemi të fokusuar ta plotësojmë atë që e kemi premtuar para qytetarëve sepse qytetarët presin vërtetë të formojmë të ardhme të re, të mos jetë ajo e shkruar vetëm në letër por edhe të kemi arritje”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments