
Opozita jonë e cila ka përjetuar një debakël historik, dëgjoj se si inkurajohet dhe madje bën përllogaritje për mandate deputetësh. E kuptoj që janë në nokaut të rëndë zgjedhor nga populli, por me matematika joreale vetëm sa i irritojnë edhe më shumë, tha kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të sotëm me rastin e “23 tetorit” në Teatrin kombëtar të Maqedonisë.
“Ajo që është interesante është se edhe në analizat e tyre thonë se VMRO-DPMNE dhe koalicioni patën një fitore të qartë dhe të pastër. Nuk ka asnjë llogaritje në të cilën ata do të fitonin në ndonjë mënyrë. Kjo tregon se ata ende nuk kanë nxjerrë asnjë mësim, që në një farë mënyre është edhe një nënvlerësim i popullit dhe votuesve të tyre. Dhe e gjithë kjo është në një farë mase një përpjekje për të krijuar një alibi për debaklin e tyre. Të mbajnë udhëheqësinë nga vala e pakënaqësisë së anëtarëve të asaj partie. Kjo valë mbështetje e madhe për ne dhe një ndryshim i tillë me konkurrentët tanë është një përgjegjësi e madhe për ne, dhe ne do të punojmë për ta arsyetuar besimin.

Ndërsa opozitës, tha ai, do t’i japim kohë të konsolidohet dhe të mendojë nëse duan të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, të cilat për të qenë i drejtpërdrejtë nuk i dëshiroj dhe i konsideroj të panevojshme, është koha për rezultate dhe një ofensivë të madhe në çdo nivel, tha kryeministri.
Kryeministri theksoi se zgjedhjet e fundit i dërguan një mesazh të qartë edhe partnerit të tyre të koalicionit – Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
“BDI mori porosinë nga populli dhe shqiptarët se mjaft më me politikëbërje dhe abuzim të temave etnike për interesa personale dhe pasurim. Dhe ky rezultat ndodhi, sepse ata nuk e kuptuan se ndërsa ata merren me shqiponja, sorra dhe lepuj, populli është lodhur duke pritur për një jetë më të mirë – një jetë që qytetarët nuk e kanë marrë për 20 vjet me atë parti. Dëgjova edhe kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ata shpresojnë në këtë që të parandalohet rënia që po e përjetojnë dukshëm dhe tatëpjeta që kanë marrë është më e madhe nga ajo që shkon nga Strazha në Zajas”, theksoi Mickoski.
Kryeministri nënvizoi se të gjithë ata që shpresojnë të fitojnë diçka në politikë me tema etnocentrike duhet të shohin dhe të mësojnë nga shembulli dhe rënia e BDI-së dhe do ta kuptojnë se çfarë dua të them.

