Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski kërkon lirimin e të dënuarve për dhunën e madhe në Kuvend:...

Mickoski kërkon lirimin e të dënuarve për dhunën e madhe në Kuvend: Ata janë qytetarë të ndershëm!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bashkërisht me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski, sekretarin e Përgjithshëm, Gjorgjija Sajkovski, deputetët Ane Lashkoska, Vllado Misajllovski dhe Bojan Stojanoski u bashkëngjit në protestën ku kërkohet lirimin i të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit.
“Japim mbështetje dhe kërkojmë lirimin e mbrojtësve të Kushtetutës, ata nuk mund të jenë terroristë, ata janë qytetarë të ndershëm të këtij vendi”, shkroi Mickoski në “Facebook”.
Në marshin protestues dëgjohen këngë nacionaliste maqedonase, ndërsa mund të lexohen edhe parrollat “Liri për patriotët maqedonas”, “Liri për Goran Angllov”, “Liri për Igor Jug”.
Protesta filloi para objektit të qeverisë ndërsa pritet të përfundojë tek Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments