Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ishte mysafir në Klan Maqedoni, ku mes tjerash ka komentuar edhe mbi liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoskin, për të cilin tha se ai nuk ka guxim të zgjidhë probleme
Siç tha Zaev, Mickoski vepron kundër shtetit dhe interesave strategjike, po e pengon sjelljen e ligjit për PSP-në, dhe nuk e di fare se çfarë do.
Ndaj këtyre akuzave sot reagoi vet lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili përmes një statusi në FB, tha se së shpejti në zgjedhje ai do të zgjidhë problemin më të madh në vend, e ai është vet Zoran Zaev.
“Shoh se zotëri Zaev është mbuluar me skandale, afera, krim dhe korrupcion dhe përsëri meret me opozitën, shpikë tema të reja vetëm për të larguar vëmendjen. Unë do i them një gjë, pasi së bashku me popullin do të zgjidhë problemin më të madh në zgjedhje, e ajo është pikërisht ai, menjëherë më pas do të angazhohemi për të gjitha problemet tjera që kanë ngelur nga Qeveria e paaftë e tij e të cilat nuk mund ti zgjidhë”, ka shkruar Mickoski.
Ndryshe, nga partia e VMRO-DPMNE-së menjëherë pas publikimit të bisedës mes dy prankerëve rus dhe Zoran Zaev, filluan me reagime dhe akuza se Zaev e ka turpëruar vendin tonë para gjithë botës me këtë që i ka ndodhur.