Friday, September 5, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti: Plani famëkeq nëntë pikësh i Bujar Osmanit për Veriun e Mitrovicës...

Mexhiti: Plani famëkeq nëntë pikësh i Bujar Osmanit për Veriun e Mitrovicës i dëmshëm për shqiptarët dhe i mirë për Beogradin

Mexhiti: Plani famëkeq nëntë pikësh i Bujar Osmanit për Veriun e Mitrovicës i dëmshëm për shqiptarët dhe i mirë për Beogradin

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zbuluar se kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, aso kohe kryesues i OSBE-së dhe ministër i Jashtëm, kishte përgatitur një plan të rrezikshëm nëntëpikësh për Veriun e Mitrovicës, i cili synonte largimin e forcave speciale të Kosovës dhe krijimin e një terreni të favorshëm për strukturat ilegale serbe.

Sipas Mexhitit, ky plan fatmirësisht dështoi, falë qëndrueshmërisë së institucioneve të Kosovës dhe vendosmërisë së kryeministrit Albin Kurti që të mos lejojë shantazhe e skenarë të tillë të rrezikojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Ata tjerët në zgjedhje lokale flasin për Borrellin dhe Lajqakun, e kur u deshtë për Mitrovicën ai shkoi në Azerbajxhan, ai shkoi në Kiev, ai shkoi në Ukrainë por nuk e pa të udhës që me Borrellin të shkojë në Veri të Mitrovicës, por fatmirësisht nuk u realizua plani i atij, nuk u largua policia speciale e Kosovës, ajo sot është në Mitrovicë, por u larguan paramilitarët serb, i keni parë edhe vetë se si kanë ikur nga aty pasi që nuk është vendi i tyre, nuk është vatani i tyre dhe fatmirësisht ka kush i del zot edhe Mitrovicës edhe mbarë Kosovës, është aty Albin Kurti i cili po i ndërton urat në Mitrovicë, por këto tema do t’i lëmë për zgjedhje parlamentare,” është shprehur zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Mexhiti nënvizoi se Osmani dhe BDI nuk kanë asnjë vizion për shqiptarët, përveç skenarëve të dëmshëm dhe planeve të errëta që cenojnë interesat kombëtare. Ai theksoi se shqiptarët e Çairit nuk mund të mbështesin një kandidat i cili në vend që të mbrojë Kosovën, shërben si vegël e planeve të dështuara të Beogradit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments