Friday, May 16, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti paralajmëron lëvizje në Kuvend: Katër deputetë të Frontit pritet t’i bashkohen...

Mexhiti paralajmëron lëvizje në Kuvend: Katër deputetë të Frontit pritet t’i bashkohen Qeverisë

*Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se zhvillimet politike në vend janë vetëm në fillim dhe se ndryshimet në përbërjen parlamentare do të bëhen të dukshme shumë shpejt.

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në Alsat M, Mexhiti theksoi se koalicioni VLEN nuk do të mbetet me vetëm nëntë deputetë, duke paralajmëruar se katër deputetë të Frontit Evropian janë në prag të largimit nga ky bllok dhe do t’i bashkohen shumicës qeverisëse.

“Lëvizjet kanë filluar dhe ditëve në vazhdim do të shihet se situata nuk është ashtu. VLEN-i nuk do jetë me 9 deputetë. Është e vërtetë se 4 deputetë të Frontit do ta braktisin Frontin dhe do t’i bashkëngjiten qeverisë,” deklaroi Mexhiti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments