Tuesday, August 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do...

Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim frymëzues para forumit të gruas së VLEN-it, ku theksoi se barazia gjinore është themeli i demokracisë dhe zhvillimit të një shoqërie moderne.

“Demokracia nuk mund të ekzistojë pa gra. Përjashtimi i grave nga politika është shkatërrimi i saj që në themele”, u shpreh Mexhiti.

Ai nënvizoi se Çairi është dhe do të mbetet një komunë ku vajzat e gratë udhëheqin me guxim, ku çdo zë dëgjohet dhe ku asnjë e re nuk pengohet të ëndërrojë vetëm pse është vajzë.

“Kur vajzave u hiqen pengesat, fiton gjithë shoqëria, bëhet më e fortë shkolla, më e gjallë ekonomia dhe më e drejtë demokracia”, tha Mexhiti.

Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti e bëri të qartë se angazhimi për barazi gjinore nuk është vetëm premtim, por vizion i një Çairi, ku gratë dhe vajzat do të vazhdojnë të janë shtylla të zhvillimit dhe burrat e djemtë aleatë të tyre.

“Ju, gratë dhe vajzat e Çairit, jeni forca që do ta ndryshojë realitetin. Pa nënat, motrat, gratë e vajzat tona, çdo fitore është gjysmake. Ne duam të kundërtën, duam fitoren e plotë, së bashku me ju”, u shpreh Mexhiti.

Duke përmbyllur fjalën e tij, Mexhiti theksoi se në qeveri dhe në Kuvend tashmë është dëshmuar se barazia gjinore është e mundshme, ndërsa tani është radha që kjo frymë të vazhdoj edhe në Komunën e Çairit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments