Mexhiti: Kasami jetësoi projekte kapitale me qeverinë kundër, tani me mbështetje të plotë të qeverisë do të realizojë çdo gjë
Një nga drejtuesit e VLEN, Izet Mexhiti, në tubimin zgjedhor në Tetovë tha se fitorja në kryqendren e shqiptarëve në Tetovë është fitore e shqiptarëve dhe jo vetëm e VLEN-it. Mexhiti përgëzoi Kasamin për punët e mira që ka bërë në Tetovë derisa ka qeverisur në kohë të vështira, ai thotë se tani me mbështetje të qeverisë Kasami do të bëjë mrekulli në Tetovë.
“Sonte ka filluar era e fitores në Tetovë, Bilalli e mposhti regjimin në kryqendren shqiptare. Bilalli e mori Tetovën me xhirollogari të bllokuar dhe arriti ta shtrojë rrugë që nuk ishin bërë për 20 vite, pra ka bërë projekte kapitale gjë që tregon aftësitë e tij që dinë dhe mundet të bëjë të pamundërën. Dhe, krejt këto punë i bëri Bilalli derisa kishte kundër qeverinë. Ne sot po i financojmë gjitha komunat duke respektuar kriteret. Kur Bilalli ka ditë ta zhvillojë Tetovën në këtë nivel, mund ta paramendoni tani me mbështetje të qeverisë çfarë mund të bëjë Kasami. Ne sonte këtu jemi në hapje shtabi që po shndërrohen në tubime kudo që shkojmë. Ne vitin e kaluar kërkuam votë për ndryshim, ne i dhamë mundësinë gjeneratave të reja që ta dëshmojmë ndryshimin. VLEN-in e keni të unfikuar gjithandej, jemi me një zë me një ide, ne dimë të dalim edhe përtej vetes kur zgjedhim kandidatin më të mirë. VLEN-i është e ardhmja VLEN është ndryshimi”, tha zëvëndëskryeministri, Izet Mexhiti.
Ai shtoi se për gjithçka që Fronti Evropian i ka akuzuar ka rezultuar e kundërta dhe ata kanë heshtur.
“Tentuan të na sulmojnë për Marrëveshjen e Ohrit ne u themi urdhëroni ja ku e keni, shtylla kryesore e MO është decentralizimi pra fuqizimi i komunave, prandaj ne ndajtëm 1 miliardë euro për komunat si qeveri VLEN, na akuzuan me zero punësime ne i sfiduam publikisht zgjidhni vitin më të mirë të punësimeve dhe i krahasojmë ata heshtën, ne sjellëm Ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat. Mashtruan medresantët dhe ne si VLEN pas 40 viteve legalizuam medresenë. Po të kishin sjellë tre ligje në vit sa kanë qeverisur sot do të flisnim për agjenda të gjelbër por jo sot flasim për ujë dhe rrugë. Komunat i përkasin atyre që punojnë për qytetarët. Ne nuk kërkojmë vota as për plazma e keksa, as për shpata, por për kryetar e këshilltarë të duhur që do të jenë në shërbim të qytetarëve”, përfundoi Mexhiti.