Sunday, September 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti godet opozitën shqiptare: Ata flisnin për valixhe e shpata, ne për...

Mexhiti godet opozitën shqiptare: Ata flisnin për valixhe e shpata, ne për ndryshimin

Mexhiti godet opozitën shqiptare: Ata flisnin për valixhe e shpata, ne për ndryshimin

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti gjatë fjalës së tij në hapjen e Shtabit zgjedhor në Bogovinë tha se nuk kemi nevojë për ta defaktorizuar votën shqiptare dhe për të përçarë shqiptarët.
Sepse siç tha, VLEN del edhe me kandidatura të pavarura edhe për bartës liste dhe këshilltarë dhe kësisoj VLEN po zgjerohet, po unifikohet dhe po rritet”.
Ndërsa, ata që deri dje ishin për superliga dhe ndryshonin emrat në çdo 6 muaj (duke aluduar në opozitën shqiptare), po u ikin partnerët e tyre dhe po zvogëlohen e dërmohen.
“Nëse i keni përcjell në zgjedhjet e kaluara parlamentare, ata ia kanë huq, flisnin për valixhe, shpata, ne kemi folur për ndryshimin, ne kemi folur për të sjell konkurrencë që shqiptarët si dhe pala maqedonase si edhe në Amerikë dhe Evropë, të jenë të përqendruar jo në një monopol partish politike, as në 10 parti politike, por në dy tabore të fuqishme, sepse lufta është më e ashpër, por në fund fiton votuesi dhe jo partia politike”, tha Mexhiti, njëherësh kandidat për kryetar të Çairit.
Sepse nuk mund të ketë një pozitë e cila sipas tij, do jetë e rehatshme dhe ta zë gjumi, siç bëri pushteti i kaluar.
“Pra vazhdimisht ka një betejë e cila e nxit njëra tjetrën dhe në fund të jenë fitues qytetarët”, nënvizoi Mexhiti.
Prandaj, ai shtoi se nga opozita nuk kanë se çka thonë dhe dalim me tema siç është Bota serbe, referendumi, vetëm e vetëm për të mbuluar mospunën e tyre.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments