Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN
Izet Mexhiti para banorëve të Çairit përmendi edhe arritjet në nivel shtetëror, që lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen e rinisë shqiptare. “Ne me votën tuaj në periudhë prej 1 viti arritëm që për herë të parë në historinë e këtij shteti, një qeveri ku merr pjesë VLEN të sjell vendim prej 35 milion për ndërtimin e kampusit studentor për universitetin “Nënë Tereza” i cili prej këtu në këmbë nuk është më larg se 3-4 minuta, që hap një perspektivë tërësisht të re për tërë rinin e Çairit. Ne arritëm që Çairi të kufizohet me katër universitete, prej një getoje siç na quajtën e siç na lanë në 3,4 kilometra katror, e barabartë me kazermën Ilinden, ne edhe këtë geto po e shndërrojmë që qytet studenti, me mijëra student, me qindra profesor përmes të cilëve është transformuar edhe Çarshia e Vjetër edhe Çairi. Ne kërkojmë votën tuaj për një Çair më të mirë, ne kërkojmë votën tuaj jo për t’i mposhtur ata sepse ata janë të mposhtur që moti, i pret reformë e thellë, prandaj edhe nuk e përdorin më termin BDI, prandaj i thonë vetes herë Fronti Evropian, herë Front Kombëtar, kjo e fundit më asocon në aleancën e korrupsionit për integrim, ju qoftë për hair. Edhe militantët e BDI-së e shohin BDI-në si të tjetërsuar, e shohin që vetë BDI po ikë prej BDI-së, prandaj i bëj apel çdo anëtari të thjeshtë të BDI-së që kanë vrapuar pas saj 20 vite, mos e bëni më tepër këtë, derën e keni hapur në VLEN, derën hapur e keni në Çair, derën hapur e keni në fitoret e ardhshme të shqiptarëve sepse këtu është poenta jonë,” ka thënë Izet Mexhiti.