Mexhiti: AKI-së dhe Ahmetit u mungon vizioni, mundohen të luajnë në kartën nacionaliste

0
6

Mexhiti: AKI-së dhe Ahmetit u mungon vizioni, mundohen të luajnë në kartën nacionaliste

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Izet Mexhiti, një nga liderët e VLEN në tubimin në Likovë ka drejtuar akuza ndaj AKI-së dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti duke thënë se ju mungoni vizioni dhe prandaj mundohen në këto zgjedhje të luajnë në kartën nacionaliste.

“E keni parë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, premtimin e vetëm nga AKI dhe z. Ahmeti: E filluan me keksa në zgjedhjet parlamentare dhe mbarojnë me keksa edhe në këto zgjedhje lokale, sepse ju mungoni programi, rezultatet dhe mundohen të luajnë kartën nacionaliste, kombëtare se vota për ta është mbrojtje për shqiptarët”, tha Mexhiti.

Por si t’i mbrojnë shqiptarët, pyeti Mexhiti: si në rastin e qeverisë Gruevski- Ahmeti, rastet e shumta të montuara ndaj shqiptarëve…

Siç shton është një mospasje e vizionit, programit nga ana e opozitës dhe po merren në vazhdimësi me VLEN.

“Por VLEN i vlerëson shqiptarët, shqiptarët kanë evoluar dhe në zgjedhjet parlamentare do të flasim për ato parlamentare, ndërsa në ato lokale duhet të flasim për probleme lokale, ajo që bën jetën më të mirë për qytetarin”, tha tutje Mexhiti.

Prandaj, tha ai, nuk duam t’i gënjejmë shqiptarët me tema të mëdha dhe kur të përfundojnë zgjedhjet, prapë banorët mos kenë ujë të pijshëm, kanalizim dhe të përballen me rreziqe si që është miniera në Llojan dhe Vaksincë që është e rrezikshme.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5